Arrestohet në Shqipëri, shtetasi i Kosovës që kërkohej nga Zvicra

Kronikë e zezë

Arrestohet në Shqipëri, shtetasi i Kosovës që kërkohej nga Zvicra

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 11:27
ilustrim

Një person i shpallur në  kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për akuzën e vjedhjes me dhunë është arrestuar nga policia kufitare e Morinës, informoi sot policia e Kukësit.

“Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë kapja dhe arrestimi prozivor me qëllim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, M.J, 38 vjeç, banues në Prishtinë” informon policia.

Sipas njoftimit këto vepra dënohen maksimumi 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat