Drejtonte makinën e funeralit, gjen vdekjen shqiptari në Greqi

Kronikë e zezë

Drejtonte makinën e funeralit, gjen vdekjen shqiptari në Greqi

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 20:53
Aksidenti me makinën e funeralit

Një ngjarje e dhimbshme, ku fati është treguar ironik, ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Greqi.

Mësohet se një 44-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor ndërkohë që transportonte trupin e pajetë të një gruaje. Mediat greke bëjnë me dije se i ndjeri punonte shofer në një agjenci funeralesh.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Antirio-Janinë, kur automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë humbi jetën shoferi shqiptar, që drejtonte makinën e funeralit.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht 44-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat