Aksident në Golem, përplasen dy makina

Kronikë e zezë

Aksident në Golem, përplasen dy makina

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 09:55
Aksidenti

Ardhja e emigrantëve dhe sezoni veror ku të gjithë lëvizin për pushime, përveçse ka shtuar numrin e automjeteve, ka rritur edhe numrin e aksidenteve.

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit kur mjeti tip “Benz” dhe ai “Jaguar” janë përplasur, por fatmirësisht pa shkaktuar humbje në jetë por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e këtij aksidenti aksi rrugorë Durrës-Kavajë, për më shumë se 2 orë ka qenë i  bllokuar duke krijuar trafik në këtë pjesë kryesore të autostradës. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat