Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Burrel, 7 të plagosur dërgohen në spital

Kronikë e zezë

Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Burrel, 7 të plagosur dërgohen në spital

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 12:56
Ilustrim

(E plotësuar) -  Një aksident ka ndodhur ne mesditë me një autobus të linjës Tiranë Burrel.

Ngjarja ka ndodhur rreth 3 kilometër në dalje të qytetit të Burrelit, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur 2 persona. Autobusi ishte nisur në orën 12:00 nga Burreli dhe po udhëtonte drejt Tiranës, por sapo ka dalë nga qyteti, drejtuesi ka humbur drejtimin dhe autobusi ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal buzë rrugës. Për pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime dhe ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e Burrelit. Ngjarja ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi ka patur edhe të mitur. Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqe e këtij aksidenti. 

***

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë me një autobus të linjës Tiranë Burrel.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca. Mbërrijnë në spitalin e Burrelit 7 të plagosur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat