Aksidentet rrugore, 1.2 mld lekë dëme të paguara në pjesën e parë të vitit

Kronikë e zezë

Aksidentet rrugore, 1.2 mld lekë dëme të paguara në pjesën e parë të vitit

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 16:55
Aksident

Shtimi i numrit të aksidenteve është shoqëruar edhe me rritje të pagesave të dëmeve nga kompanitë e sigurimit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se pagesat për dëmet e aksidenteve përbëjnë edhe 66% të totalit të dëmeve që paguajnë kompanitë. Kjo edhe për faktin se tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet i dominuar nga sigurimi i makinave, që është i detyrueshëm me ligj Kreu i Bordit të AMF-së, Pajtim Melani deklaron se iu është kërkuar kompanive që të mos krijojnë vonesa në pagesën e dëmeve. Por ai shpjegon se rastet e mosmarrëveshjeve zgjidhen në Gjykatë, pasi polica e sigurimit konsiderohet kontratë personale.

Llogaritet në rreth 1.2 miliardë lekë shuma e dëmeve që kompanitë e sigurimit kanë paguar në pjesën e parë të këtij për aksidentet automobilistike. Një shifër që sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ka ardhur në rritje, për shkak të shtimit të aksidenteve, por edhe faktit se 64% e tregut të sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimi i makinave, që është i detyueshëm me ligj.

Pajtim Melani, kryetar i Bordit të AMF: Mbi 66% të dëmeve që paguajnë sot janë si pasojë e aksidenteve nga sigurimi motorik. Ajo që vihet re është një rritje relativisht e fortë e dëmeve që paguan Këshilli i Sigurimit, është një rritje me 30% e dëmeve të paguara. Ajo që ka kërkuar AMF është pagesa e dëmeve pa vonesë në kohë dhe sipas procedurës së rënë dakord apo sipas vendimit të gjykatës. 

Mbulimi i dëmit të aksidentit nga kompanitë e sigurimit bëhet në bazë të policës së sigurimit që konsiderohet një kontratë personale mes palëve dhe rastet e mosmarrëveshjeve zgjidhen në gjykatë.

Pajtim Melani, kryetar i Bordit të AMF: Nëse bie dokord mes kompanisë së sigurimit dhe të dëmtuarve për shumën e kompensimit atëherë palët e zgjidhin mes transaksionit në llogaritë e të dëmtuarëve, në rast të kundër mes procedurave gjyqësore.

Kreu i Bordit të AMF-së shpjegon edhe procedurat që ndiqen në rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i siguruar, cështje këto që i kalojnë Byrosë Shqiptare të Sigurimeve.

Pajtim Melani, kryetar i Bordit të AMF: Ai që shkakton një aksident nuk ka një policë sigurimi, çështja trajtohet nga kompanitë e sigurimit, por pastaj kjo i ngre një padi regresi dhe ai duhet të paguajë përgjegjësinë.

Instituti i Statistikave raporton se tre mujori i parë i këtij viti regjistroi nje rritje dramatike te numrit te aksidentet rrugore në Shqipëri krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit te shkuar. Ato sipas INSTAT janë rritur me 10.5%, ndërkohë qe raportohet edhe rritje me 3.8 % të numrit personave që kane humbur jetën në këto aksidentete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat