Çobani gjendet i vrarë me 1 plumb në kokë, arrestohet pronari, shpallen në kërkim 2 djemtë

Kronikë e zezë

Çobani gjendet i vrarë me 1 plumb në kokë, arrestohet pronari, shpallen në kërkim 2 djemtë

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 12:08
Ilustrim

Policia e Vlorës zbardh detaje në lidhje me personin e gjetur të vrarë me një plumb në kokë në Vlorë.

Mësohet se i riu punonte si bari, ndërsa ngjarja është regjistruar në fshatin Vranisht.

Shtetas punonte si çoban në stanin e Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, i cili është arrestuar. Ndërsa, janë shpallur në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.

Sipas policisë pistat kryesore ku po hetohet janë vetëvrasje ose vrasje nga pakujdesia.

NJOFITMI I POLICISE

Policia jep detaje për ngjarjen e mbrëmshme, ku një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur “Vranisht” Vlorë dhe mund t’i përkasë moshës rreth 20-25 vjeç, për të cilin po punohet për gjeneralitetet e tij të plota.

Ky shtetas punonte si çoban në stanin e shtetasve të mëposhtëm.

Policia ka arrestuar shtetasin:

• Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë.

Shpallen në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit:

V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.

Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat