Ishin dënuar për vrasje në Itali, kapen shqiptarët në Holandë

Kronikë e zezë

Ishin dënuar për vrasje në Itali, kapen shqiptarët në Holandë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 23:22
Ilustrim

Dy shtetas shqiptarë, të akuzuar për vrasje në Itali, janë arrestuar nga policia në Roterdam të Holandës. Sipas policisë holandeze, shqiptarët janë të moshave 25 dhe 31 vjeç. Identitetet e shqiptarëve nuk janë bërë me dije, por se ata janë zbuluar nga qeni që mbanin.

Shqiptarët e kishin lënë të lirë qenin nëpër qytet. Kjo iu ra në sy agjentëve të policisë dhe kërkuan nga shtetasit shqiptarë që të tregojnë pasaportat. Agjentët zbuluan se shqiptarët përdornin  pasaporta false rumune. Pas verifikimeve të kryera, u zbulua se dy shqiptarët ishin dënuar për vrasje në Itali. Ata kishin marrë dënime me mbi 30 vite burg. Autoritetet e Roterdamit pritet t’i ekstradojnë dy shtetasit shqiptarë drejt shtetit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat