Asgjësohen 10 mijë rrënjë kanabis në Memaliaj, Poliçan dhe Tropojë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 10 mijë rrënjë kanabis në Memaliaj, Poliçan dhe Tropojë

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 10:23
Ilustrim

Policia ka gjetur dhe asgjësuar 7600 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur "Përroi i Madh", në Memaliaj.

Bimët ishin të kultivuara në 18 parcela dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Edhe në Tropojë janë asgjesuar 180 rrënjë kanabisi. Droga u gjet në  fshatin Dragobi, në vendin e quajtur  “Lugu i thive-Rashet”.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në Poliçan policia ka asgjësuar 2217 rrënjë kanabis sativa, në një tokë shtetërore në lagjen Gumaj, fshati Vokopolë, Poliçan. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat