Zihet me të dashurën, hakmerret në mënyrë barbare me beben e saj 5-javëshe

Kronikë e zezë

Zihet me të dashurën, hakmerret në mënyrë barbare me beben e saj 5-javëshe

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 23:53
Lillian Grace, vetëm 5 javëshe

Një 22-vjeçar në shtetin e Indianës në SHBA është dënuar me 65 vjet burg për vrasjen e një vogëlusheje të porsalindur. Dalton R.Davis ka vrarë në mënyrë makabre Lillian Grace, vetëm 5 javëshe, pas një zënke me nënën e saj.

Dalton, i cili i dashuri i nënës së fëmijës, Courtney Lloyd, ishte zënë me këtë të fundit. Në debat e sipër, ai ka marrë vogëlushen dhe ka dalë jashtë me të në dorë për t’u qetësuar. Pasi është ulur në cep të rrugës, ai e ka kapur beben nga këmbët dhe e ka përplasur tri herë në trotuar.

Më pas është kthyer dhe e ka vendosur në krevatin e saj. Në atë kohë, mamaja e vajzës nuk ka kuptuar asgjë, pasi ishte në gjumë. Por kur është ngritur natën për ta kontrolluar të bijën ka parë se ajo nuk merrte frymë.

I dashuri i saj i ka thënë se e kishte vënë në gjumë si zakonisht dhe ishte shumë mirë, por më pas hetimet kanë zbuluar të vërtetën.

Prokuroria ka kërkuar për të dënim të përjetshëm, por pasi 22-vjeçari ka pranuar krimin dhe gjykim të shkurtuar, dënimi është ulur në 65 vjet burg, pa asnjë mundësi për ulje dënimi nën 55 vjet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat