Ja si u "justifikua" para policisë babai që përdhunoi të bijën

Kronikë e zezë

Ja si u "justifikua" para policisë babai që përdhunoi të bijën

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 09:26

Ndonëse 46 vjeçari nuk e ka pranuar faktin që ka përdhunuar të bijën dhe se kjo e fundit kishte bashkëpunuar me njerkën, uniformat blu tashmë e kanë vënë në pranga. 

“Panorama” shkruan se ka qenë një fëmijë i fshatit Përgjegje, që i ka treguar policisë se mbrëmjen e së enjtes, Guri Përgjegji është futur në një shtëpi të braktisur, në periferi të fshatit. 

Duke gdhirë dita e djeshme, policia i ka bërë thirrje 46 vjeçarit të dorëzohej. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për ta burgosur atë. 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, për të faktuar krimin e kryer nga Guri Përgjegji. Kujtojmë këtu se Policisë së Dibrës i është dashur 12 orë për të arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat