Kuçovë, zhvarrosin eshtrat e fëmijës pa lejen e familjes,kapen 3 persona

Kronikë e zezë

Kuçovë, zhvarrosin eshtrat e fëmijës pa lejen e familjes,kapen 3 persona

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 11:09
Varrezat në Kuçovë

Policia e Kuçovës ka proceduar sot 3 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë zhvarrosur eshtrat e një fëmije 1-vjeçar pa marrë leje nga familjarët e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, përpara dy javësh ku dyshohet se C.Q 75-vjeç, K.T 60-vjeç dhe Z.B 68-vjeç kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1-vjeçare, djali i V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë.

Tre personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe deri tani ende nuk ëhstë bërë i ditur shkaku i zhvarrosjes së eshtrave të fëmijës, ndëkrohë që akuzohen për “Dhunim të varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ja komunikata e policisë,
 Në Kuçovë më datë 20.08.2016,nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
1-      C.Q, 75 vjeç, banues në Kuçovë,
2-      K.T, 60 vjeç, banues në Kuçovë,
3-      Z.B, 68 vjeç, banues në Tiranë, të tre punonjës në një agjensi mortore.
në lagjen “11 Janari”, para dy javësh dyshohet se kanë nxjerë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1 (një) vjeçare, djali i shtetasit V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë.
Materialet i kaluan Pokuroisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penal “Dhunim i varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 118, 301 dhe 25 të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat