Makina përfundon poshtë urës, shpëton shoferi

Kronikë e zezë

Makina përfundon poshtë urës, shpëton shoferi

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 14:48
Aksident në segmentin Vau i Dejës – Mjedë

Një i ri ka shpëtuar mrekullisht vdekjes pasi është përfshirë në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Vau i Dejës – Mjedë, ku një automjet tip “Golf 4” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar nën urë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer verifikimet në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara në këtë aks rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat