Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Policia bën të ditur se viktimave u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.