Italiani fut kokainën në çantën e së fejuarës nga Kavaja, merr përsipër fajin

Kronikë e zezë

Italiani fut kokainën në çantën e së fejuarës nga Kavaja, merr përsipër fajin

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 11:34
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas italian, Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues ne Pistoia Itali.

Arrestimi i ti u bë pasi:

Në lagjen Nr. 1, Durrës u ushtrua kontroll në automjetin tip Audi me targa AA 625 MT, me drejtues shtetasin D.T. 20 vjeç, banues në Kavajë, dhe pasagjere i arrestuari dhe e fejuara e tij, shtetësia A.T. 32 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në çantën e dorës së shtetases A.T. i’u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Shtetasi Italian deklaroi se e kishte futur ai në çantën e të fejuares, shtetases A.T.

Në vijim të zbatimit të planit të masave, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• R.K. 24 vjeç, banues në Kavajë.

Në lagjen Nr.1, Durrës, rreth orës 03:00, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford me targa BY 941 ZW, me drejtues shtetasin e mësipërm, poshtë sediles së mjetit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat