Vrau gruan me sëpatë: E vrava se më acaroi nervat, më kërkonte llogari

Kronikë e zezë

Vrau gruan me sëpatë: E vrava se më acaroi nervat, më kërkonte llogari

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 07:45
Vrasja në Golem

Një krim i rëndë tronditi Golemin pasditen e djeshme, ku burri vrau bashkëshorten e tij me sëpatë dhe më pas u vetëdorëzua në polici ku deklaroi se shkak është bërë kërkesa për llogaridhënia e gruas.

73-vjeçari Veli Dervishi goditi me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij Shazivare Dervishi, 68 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend, pas një konflikti.

Çifti Dervishi jeton në Tirane dhe ishin me pushime në Golem. Pas vrasjes së gruas i moshuari ka lajmëruar djalin e tij për veprimin e kryer.

73-vjecari ka deklaruar në polici se vrasjen e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër, pas një konflikti të çastit.

Gjatë marrjes në pyetje në polici 73-vjeçari ka deklaruar se e vrau gruan pasi i kërkonte llogari.

“Gruaja më kërkoi llogari, më pyeti ku isha. S'mund ti jepja llogari për çdo gjë. Më acaroi shumë nervat, për këtë arsye edhe e vrava", deklaroi Dervishi në polici.

Sipas policisë autori ishte nën efektin e alkoolit gjatë momentit të kryerjes së krimit.

I biri i çiftit ka deklaruar në polici se prindërit e tij kishin konflikte të vazhdueshme për shkak të xhelozisë mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat