Vdes njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit

Kronikë e zezë

Vdes njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:35
22 vjeçari me inicialet E.A. ka vdekur si pasojë e plagëve

(E plotësuar) -  22 vjeçari me inicialet E.A. ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë në afërsi të Parkut të qytetit.

Në anën tjetër, personi me inicialet A.K., gjendet në sallë të operacionit dhe është në gjendje kritike shëndetësore. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se dy personat kanë ardhur në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Parkut të Prishtinës, ku sipas dëshmitarëve, një 23 vjeçar ka shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit, të cilët po vozisnin një motor të tipit skuter.

QKUK: Të plagosurit  te Parku i Qytetit janë në gjendje të rëndë

Dy të rinjtë e plagosur sot afër Parkut të Qytetit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka konfirmuar se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë, por njëri nga ta është në gjendje kritike për jetën.

Fazliu bëri të ditur se tashmë ekipet e emergjencës janë duke intervenuar me angazhim maksimal, ndërkaq tha se janë thirr edhe kirurg të tjerë.

Kjo ngjarje ndodhi afër Parkut të Qytetit në Prishtinë rreth orës 12 ku pas disa të shtënave me armë zjarri, mbetën të plagosur dy persona të moshës së re.

Ky është njëri nga të plagosurit në Parkun e Prishtinës

Dy persona janë plagosur pas një gjuajtje me armë ne Parkun e Qytetit të hënën në Prishtinë.

Siç merret vesh, të shtënat me armë kanë ardhur pas një përleshjeje me palë nga ku njëri nga personat ka mbetur i lënduar rëndë.

I plagosuri rëndë është Eron Agaj.

Image
Eron Agaj

Gjuajtje me armë te Parku i Qytetit, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur pas një gjuajtje me armë që ka ndodhur para pak minutash tek Parku i Qytetit në Prishtinë.

Dëshmitarët thonë se është qëlluar me armë zjarri një i ri mashkull, nga një distancë prej dy metrash. Policia sapo ka arritur në vend të ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Ahmeti ka shtuar se të plagosurit janë dërguar në QKUK derisa do të ju infomojmë edhe për detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

ImageImage
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat