61 vjeçari aksidenton me makinë 3 persona, vihet në pranga

Kronikë e zezë

61 vjeçari aksidenton me makinë 3 persona, vihet në pranga

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Divjakës vuri në pranga një 61-vjeçar, pasi aksidentoi me makinë tre persona.

Koçi D., 61 vjeç, banues në Divjakë, në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë, duke drejtuar mjeti tip "Mercedes Benz", ka goditur mjetin tip "Fiat", me drejtues V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Çermë-Proshkë, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar V. P., E. J. dhe A. M., të cilët udhëtonin me mjetin "Fiat".

 E plagosur ka mbetur edhe L. D. që udhëtonte me mjetin "Mercedes Benz" që drejtohej nga i arrestuari 61-vjeçar, të cilët u dërguan në spitalin e Durrësit, jashtë rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat