Parandalohet krimi, pranga 49-vjeçarit nga Surreli me armë e municione

Kronikë e zezë

Parandalohet krimi, pranga 49-vjeçarit nga Surreli me armë e municione

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:44
Ilustrim

Një 49-vjeçar nga Surreli është vënë në prangat e policisë pas një konflikti në familje, duke i arrestuar edhe armë e municione.

“Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjec vjeç u ndalua pas nje telefonate te marre tek salla operative per konflikt ne familje. Menjehere forcat e  policisë, shkuan në  banesë në Surrel dhe bene te mundur arrestimin e shtetasit te sipershenuar. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sali Hasmeta u gjeten dhe sekuestruan ne cilesinë e provës materiale: Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishek, një pistolet e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishek dhe një qese e mbushur me 211 fishek te kalibrave te ndryshem”, sqaron policia.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat