Vdesin nëna e foshnja në maternitet, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vdesin nëna e foshnja në maternitet, Policia nis hetimet

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 11:27
Ilustrim

Një 35 vjeçare nga Tirana dhe foshnja e saj e porsalindur kanë vdekur në spitalin “Koço Glizheni”.

Lidhur me këtë kanë reaguar familjarët e irrituar, të cilët kanë dëmtuar derën dhe xhamat në pavionin e urgjencës.

Policia ka ndalur për deklaratë shtetasin F.O, vëllai i të vdekurës.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr regjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qenë në punë.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat