Vetëplagosja te lokali përballë parlamentit, policia arreston dy adoleshentët

Kronikë e zezë

Vetëplagosja te lokali përballë parlamentit, policia arreston dy adoleshentët

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 21:14
Ilustrim

Policia e Tiranë ka arrestuar dy adoleshentët të cilët u përfshinë në një ngjarje në lokalin ‘Elize’ përballë parlamentit.

Të arrestuarit janë R.M,17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe M. Xh, 17 vjeç, lindur dhe banues Tiranë.

Arrestimi i këtyre u bë pasi ditën e sotme rreth ores 12.30 në ambjentet e brendshme të një  lokali në rrugën "Xhorxh Ë Bush", R.M dhe M. Xh kanë qenë të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment R.M  ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit “TT”, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë  e një shkrepje t? pa vullnetshme është vetplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.

Ndërkohë shoku i tij me të cilin ishte në tavolinë M. Xh, ka marrë  armën dhe është larguar.

Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit M. Xh, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i pistoletës tip “TT”.

Materialet i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municionit”,  parashikuar nga neni 278 i K.Penal për R.M dhe për veprat penale “Moskallezim krimi” dhe “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", parashikuar nga neni 300 dhe 301 të Kodit Penal për M. XH. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat