Sarandë, 52 vjeçari aksidenton për vdekje çobanin

Kronikë e zezë

Sarandë, 52 vjeçari aksidenton për vdekje çobanin

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 23:28
Policia e Sarandes

Komisariati i Sarandës ka njoftuar se rreth orës 21:00, në aksin rrugor pranë fshatit Shkallë, Konispol, automjeti tip “Nisan” me targë AA 599 AB, me drejtues shtetasin Myzafer Idrizaj, 52 vjeç, banues në Konispol, ka goditur aksidentalisht një këmbësor i cili gjatë transportit drejt Spitalit të Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.

Viktima ka gjeneralitetet: I.P., 73 vjeç, banues në fshatin Shkallë si dhe mesohet se ishte çoban. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Myzafer Idrizaj, me të cilin po kryhen veprimet e arrestimit të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat