Kakavijë, 5 të arrestuar për drogë

Kronikë e zezë

Kakavijë, 5 të arrestuar për drogë

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 19:15
Droga në Kakavijë

Dy operacione antidrogë të kryera në Kakavijë mëngjesin e sotëm kanë çuar në arrestimin e 5  personave. Arrestimet e para u kryen në orët e para të mëngjesit në afërsi të Piramidës 28, ku punonjësit e policisë kufitare që kryenin patrullim  në vijën e  gjelbër konstatuan katër shtetas të cilët nxorën dy çanta krahu nga automjeti tip “Wolsvagen”, me targa YXB 2403, ku dyshohej se ishin të mbushura me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, atyre iu gjetën 21 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa. Në pranga u vunë: Fatos Agaçi, 36 vjeç, banues në Suk 1, Fier; Andrea Cjapi, 24 vjeç, banues në Suk 1, Fier; Frederik Hyrija, 21 vjeç, banues në Suk 1, Fier; Krenar Llanaj, 30 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Po në Kakavijë, nga Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit tip “Opel Astra”, me targa YMK 6696, me drejtues shtetasin Ernest Haxhiaj, u gjet 1 pako  e mbështjellë me qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 100 gr. Policia arrestoi 25-vjeçarin, banues në Tepelenë, si posedues të lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat