Kërkohej në Luksemburg për vjedhje me armë, arrestohet shqiptari nga Kosova

Kronikë e zezë

Kërkohej në Luksemburg për vjedhje me armë, arrestohet shqiptari nga Kosova

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një shtetas nga Kosova është ndaluar sot nga Policia Kufitare e Morinës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Luksemburg.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Driton Delijaj, 41 vjeç, i cili është i shpallur në kërkim që në vitin 2012, për veprën penale “Vjedhje me dhunë dhe me armë”.

Policia ka njoftuar se është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi.  Sipas policisë, maksimumi i dënimit për veprat penale të konsumuara nga 41-vjeçari është 10 vjet burg.

Mësohet se materialet në ngarkim të Delijajt do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat