Aksident në Prrenjas, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Prrenjas, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:40
Ilustrim

Një i vdekur dhe 4 persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre.

Emri i viktimës dhe personave të plagosur ende nuk bëhen të ditur, ndërsa mësohet se 4 personat e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat