Del nga rruga autobusi i linjës Athinë-Tiranë, 30 të plagosur

Kronikë e zezë

Del nga rruga autobusi i linjës Athinë-Tiranë, 30 të plagosur

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 07:35
Autobusi

(E plotësuar) - Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:00, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, kur autobusi po kthehej nga Greqia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në  Spitalin e Gjirokastrës.

Njëri prej të aksidentuarve tha: “Policia dhe ambulanca erdhën shumë shpejt. Ne dolëm, ndihmuam njëri-tjetrin dhe na ndihmuan edhe autobusë të tjerë që po vinin mbrapa. Mendoj se lagështia e solli aksidentin, por ndoshta edhe futja shpejt në kthesë”.

Ndërsa mjeku shprehet: “Erdhën 31 persona, por jo të gjithë me nevojën për t’u shtruar në spital. Disa janë të shembur, disa me fraktura në klavikul, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Askush nuk kërkon trajtim mjekësor të zgjatur”.

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Një autobus I linjës me targë TR 5631 me 40 pasagjerë është aksidentuar ndërsa kthehej nga Greqia.

Shoferi I mjetit Ilia Silos, 50 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ai ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore, është përmbysur në rrugë.

Njëzet e tetë persona raportohet se janë plagosur. Ata janë dërguar në spitalin “Omer Nishani”. Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat