Në Mitrovicë arrestohet një person për dëmtim të veturës së Policisë

Kronikë e zezë

Në Mitrovicë arrestohet një person për dëmtim të veturës së Policisë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Në vazhdën e hetimeve të vazhdueshme njësia rajonale e hetimeve në Mitrovicë, dje fillimisht ka shoqëruar për intervistë të dyshuarin E. A. 21 vjeçar, mbi dyshimet e ngritura për ’asgjësim, dëmtim të pasurisë’ ndaj një automjeti zyrtar të Policisë të ndodhur me datën 26 gusht në rrugën “Mbretëresha Teutë’’ në Mitrovicë.

Duke e bazuar në prova materiale i dyshuari me datën 26 gusht ka qenë pjesëmarrës në protestë në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, i dyshuari  në fjalë me veprimin  e tije ka dëmtuar automjetin zyrtar.

Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit  E. A., 21 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘asgjësim, dëmtim i pasurisë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat