Tiranë, 69-vjeçari i vetëvrarë letër policisë... dhe një amanet për fëmijët

Kronikë e zezë

Tiranë, 69-vjeçari i vetëvrarë letër policisë... dhe një amanet për fëmijët

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:56
Gani Çela

Një 67-vjeçar u gjet i pajetë rrëzë një peme ulliri pranë varrezave të Linzës.

Gani Çela 69 vjeç lindur në Përmet dhe banues në zonën e Freskut në kryeqytet, u gjet me një pistoletë TT pranë trupit të tij. Në këto kushte policia ka ngritur dyshimet për një vetëvrasje të mundshme. 

Nisur edhe nga fakti se në xhepin e viktimës është gjetur një letër, ku shkruhet:  Policia të mos merret kot me këtë problem e kam bërë me dashje”. Po ashtu, sipas policisë, në letër lihej edhe një amanet për fëmijët: “Mbani mamin afër”

Policia thotë se po punon për sqarimin e mëtejshëm të situatës dhe për shkakun që kanë çuar 69-vjeçarin për kryerjen e këtij akti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat