Godet motoçiklistin me veturë, largohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Godet motoçiklistin me veturë, largohet i dyshuari

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 14:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren rreth orës 11:50 të premten një makinë ka goditur një Motoçikletë dhe i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. 

“Raportohet se një i dyshuar i pa njohur duke lëvizur me një veturë e cila dyshohet të jetë Audi, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një Motoçikletë të cilën  e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar dhe më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat