Dhunë në familjen gjakovare, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

Dhunë në familjen gjakovare, arrestohen 4 persona

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 14:47
Ilustrim

Katër persona anëtarë të një familje në Gjakovë janë arrestuar, pas një rrahje që ka ndodhur brenda anëtarëve të familjes.

Sipas policisë në këtë rast tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të arrestuarit janë intervistuar ne prezencën e avokateve mbrojtës

“Ka ndodhur një rrahje në mes anëtarëve të familjes,  ku janë arrestuar katër persona te cilët janë intervistuar ne prezencën e avokateve mbrojtës, ndërsa tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësorë. Me urdhër te prokurorit i dyshuari mashkull K/Shqiptar  dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat