Foto profili me kallash në Fb, vrasësi i Sarandës në Lazarat më 2013

Kronikë e zezë

Foto profili me kallash në Fb, vrasësi i Sarandës në Lazarat më 2013

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 22:20
Fernando Deda

16 vjeçari Gj.A., dhe Fernando Deda, 25 vjeç janë arrestuar nga policia e Sarandës për vrasje në bashkëpunim të Aleksandër Bardhit.

Fernando Deda njihet edhe me emrin Florin. Ai rezulton person me precedent penal pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për trafik mjetesh motorike.

Partia Demokratike ka hedhur dyshime se vrasja ka ndodhur për konflikte që kanë të bëjnë me drogën.

Dyshohet se viktima Aleksandër Bardhi i ka kapur ata duke vjedhur në plantacionin e tij të agrumeve dhe njëkohësisht duke transportuar lëndë narkotike. Dyshohet se të rinjtë kanë qëlluar për ta trembur.

Nëse bën një kërkim në profilin e Fernando Dedës sheh nga fotot me armë dhe deri tek një vizitë që i ka bërë më 21 tetor të vitit 2013, në Lazaratin e famshëm të kanabisit.

Edhe pse ka një foto profili në Facebook me kallashnikov dhe gjithashtu rezulton me precedentë penalë, ai dyshohet se ka arritur gjithsesi që të ushtrojë veprimtari kriminale si dhe të kryejë një vrasje.

Ndoshta policia duhet t’i survejojë edhe në rrjetet sociale elementët me të shkuar kriminale, aq më tepër kur paraqiten vetë me armë dhe me jetë të dyshimtë luksi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat