Një muaj paraburgim për inspektorin e punës

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për inspektorin e punës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 11:42
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin M.B për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit.

“Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M.B është se ekziston dyshimi i bazuar

se, gjatë periudhës disa vjeçare, si person zyrtar në pozitën e kryeinspektorit të regjionit të

Prishtinës, pranë Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,

vazhdimisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitim material, në mënyrë që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare ashtu që me datën 22 shtator  nga dëshmitari – i dëmtuari L.Z, kontabililst i një kompanie ka kërkuar shumën prej 10 mijë euro, që mos të ndëshkoj për disa parregullsi kompaninë ku i dëmtuari punon , për të cilat sipas të pandehurit kompania është dashur të ndëshkohej me gjobë prej rreth 350 mijë euro”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Një ditë më vonë i pandehuri(23.Shtator,2016, rreth orës 16.00) është zënë në flagrancë nga ana e policisë me rastin e marrjes së shumës së kërkuar të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat