34 vjeçarja nga Prishtina i dha fund jetës duke rënë nga banesa në Dardani

Kronikë e zezë

34 vjeçarja nga Prishtina i dha fund jetës duke rënë nga banesa në Dardani

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një vajzë  ka rënë nga banesat në lagjen “Dardania” saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa”.

Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se kanë marrë informatën se një vajzë rreth moshës 34 vjeçare ka rënë nga njëri kat i ndërtesës në lagjen Dardania.

Ahmeti ka shtuar se në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq vlen të përmendet se rastet e tilla ditëve të fundit janë shpeshtuar shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat