Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi ishte i dënuar me 20 vjet burg në Itali për vrasje dhe vjedhje në rrethana rënduese.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Dorja Gjoka, banues në Shënavlash të Durrësit. Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Astit (Itali) ka lëshuar urdhër-arrest në datën 17.03.2016, për veprat penale "Vrasje" dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
“Gjoka, në janar të vitit 2015, në Pokapagalia ka kryer tre vjedhje banesash, ndërsa në datën 21.06.2015 ka kryer një grabitje në Polenco me pasojë vdekjen e një shtetaseje italiane”, thuhet në njoftimin e policisë.