Një tjetër biznesmen i huaj kërcënohet me jetë

Kronikë e zezë

Një tjetër biznesmen i huaj kërcënohet me jetë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 18:31
Mario Patrocci

Duket se nuk kanë fund kërcënimet në Shqipëri, pasi një biznesmen italian është kërcënuar me jetë dhe i është kërkuar të largohet nga vendi.

Bëhet fjalë për shtetasin italian, Mario Patrocci, i cili e ushtron aktivitetin e tij në Korçë.

Ai është prononcuar për mediat pasi Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar një 25-vjeçar, që ka kërcënuar nëpërmjet letrave dhe telefonatave kërcënuese një shtetas italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës të tij 10 000 Euro.

“E njoh djalin që më kërcënoi, ka punuar për mua në një Call Center për 1 vit. Kur ka punuar për mua dukej tip i qetë, e kam ndihmuar me para. Kërcënimi më erdhi me letër poshtë derës. Mendoj se autorin e ka shtyrë varësia ndaj drogës”, është shprehur biznesmeni italian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat