Një fatorio ka denoncuar grabitjen e xhiros ditore nga dy persona të paidentifikuar. Por policia ka zbuluar se gjithçka ishte një inskenim.
Sipas deklaratës së policisë, Ervin Kalaja, 22 vjeç, banues në Tiranë, fatorino në një linjë urbanësh, ka bërë kallëzim të rremë se është goditur nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë 17 mijë lekë të xhiros ditore dhe një celular.
Por hetimet e kryera pas këtij denoncimi kanë nxjerrë se 22-vjeçari i kishte lënë në kazino paratë, ndërsa celulari iu gjet në momentin e arrestimit për kallëzim të rremë.