15 vjet burg për autorin që kreu një vrasje në vitin 1993 në Podujevë

Kronikë e zezë

15 vjet burg për autorin që kreu një vrasje në vitin 1993 në Podujevë

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 11:16
Pamje nga aktgjykimi

Enver Islami është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e Xhemshit Ajvazit.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Enver Islamin me 15 vjet burg për vrasjen e Xhemshit Ajvazit më 28 prill 1993 në Podujevë.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e ngarkonte Islamin se 23 vjet më parë, saktësisht më 28 prill 1993, rreth orës 19:30 në Rrugën “Skënderbeu” të Podujevës nga hakmarrja Enver Islami e privoi nga jeta të ndjerin Xhemshit Ajvazi.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Islami kishte shtënë së pakur katër herë nga një armë e paidentifikuar, ndërsa njëri nga plumbat e ka qëlluar tani të ndjerin Xhemshit Ajvazin, i cili kishte ndërruar jetë më pas në QKUK në Prishtinë.

Të hënën në këtë proces gjyqësor u dha fjala përfundimtare në të cilën prokurori kërkoi dënimin e të akuzuarit, duke treguar se ai është lajmëruar vullnetarisht për vrasjen që kishte ndodhur, pas kthimit nga Spanja ku kishte qëndruar.

Atë ditë Enver Islami shprehu pendim dhe kërkoi falje për vrasjen, ndërsasiç raporton kallxo.com, avokati i tij Tahir Rrecaj kërkoi nga gjykata që t’i marrë si rrethana lehtësuese për të mbrojturin e tij pranimin e fajësisë dhe pendimin e Islamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat