Aachen: Shpartallohet banda shqiptare, akuzohet për mbi 150 grabitje

Kronikë e zezë

Aachen: Shpartallohet banda shqiptare, akuzohet për mbi 150 grabitje

Nga: Fitim Dika Më: 6 tetor 2016 Në ora: 08:52
Ilustrim

Janë arrestuar edhe dy anëtarët e fundit të një bande pesëanëtarëshe shqiptare, që akuzohen për grabotje masive të pronave private e publike në gjysmën e parë të 2015. Të gjithë ndodhen në paraburgim, shkruan aachener-zeitung.de.

Banda pesë anëtarëshe akuzohet për mbi 150 grabitje, kryesisht në qytetet Aachen, Roetgen, Simmerath, Stolberg, Eschveiler, Nideggen, Titz, Hürtgenvald, Übach-Palenberg, Vegberg, Mönchengladbach, qytete të ndryshme të regjionit Euskirchen deri në Münsterland. Dy shqiptarë u arrestuan prej në qershor 2016, ku u dënuan nga Gjykata e Aachenit me pesë dhe gjashtë vjen burg respektivisht, përcjell botasot.info.

Dy anëtarë tjerë të bandës janë arrestuar në Beograd dhe Vjenë, ku pritet ekstradimi i tyre drejt Gjermanisë. Banda shqiptare ka vjedhur me mjete speciale shtëpitë, ku është fokusuar kryesisht te stolitë e arit, aparatet elektronike, paratë kesh si dhe automjetet dhe gjërat tjera me vlerë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat