Gjyshi shqiptar hero shpëton mbesën 22 muajshe nga vdekja

Kronikë e zezë

Gjyshi shqiptar hero shpëton mbesën 22 muajshe nga vdekja

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 15:19
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Një dramë u shënua në një familje shqiptare në Padova të Italisë. 78 vjeçari Novruz Hasa u përplas nga një makinë teksa po kalonte vijat e bardha duke shtyrë karrocën ku ndodhej mbesa e saj 22 muajshme.

Aksidenti u shënua të premten e 7 tetorit në mbrëmje. Policia thotë se i moshuari ka arritur të shtyjë karrocën duke i shpëtuar jetën mbesës së vet.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin një  29 vjecar italian, shkruajne mediat italiane.

Gjyshi shqiptar hero në Itali, vdes në aksident dersia i shpëton jetën mbesës

Ndërsa ka parë se drejt tij po vinte me shpejtësi një makinë, ka vendosur që të shtyjë karrocën ku po flinte mbesa e tij vetëm 2 vjeçe dhe ka mbetur vetë në mes të rrugës, duke humbur jetën nga përplasja me mjetin.

Gjesti heroik është bërë nga një shqiptar 79 vjeç në Padova mbrëmjen e djeshme. Siç shkruan media italiane gjesti që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve ka ndodhur në syrin e qindra banorëve.

Shqiptari i cili mbeti i vdekur në këtë aksident është identifikuar si 79-vjeçario Novruz Hasa, ndërsa mbesa e tij 2 vjeçe, Ilesia është transportuar në spitalin e Padovës.

Si çdo natë gjyshi i vogëlushes ishte duke bërë xhiron e zakonshme në rrugën “Caltana”. Ishte ora 20:00, kur Novruz Hasa ka mbetur i vdekur në aksidentin tragjik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat