Fëmijët zgjojnë prindërit që humbën vetëdijen nga mbidoza e heroinës

Kronikë e zezë

Fëmijët zgjojnë prindërit që humbën vetëdijen nga mbidoza e heroinës

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 20:01
Ilustrim

Të tjera pamje shqetësuese vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy fëmijë kanë filmuar gjendjen e rëndë të prindërve të tyre nga mbidoza e heroinës.

Këtë video ata e kanë hedhur më pas në rrjetin social “Facebook” dhe po bën xhiro në internet.

Babai i tyre shihet i shtrirë në dysheme pa vetëdije, ndërsa nëna në divan në Memfis të Amerikës.

Djali dhe vajza dëgjohen në video duke thirrur që ata të zgjohen. Fëmijët bërtasin: “Nënë, çohu”. Por, ajo s’e lëviz asnjë muskul. Në një moment tjetër djali i thotë babait: “Njeri, nuk duhet të jesh kështu në prani të fëmijëve”.

Nga ajo që dëgjohet në video, kuptohet se kjo nuk është hera e parë që prindërit e tyre gjenden në këtë gjendje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat