Ish - i dënuari për drogë kapet sërish me 10 kg kanabis në bagazh

Kronikë e zezë

Ish - i dënuari për drogë kapet sërish me 10 kg kanabis në bagazh

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 10:16
Pamje nga aksioni i policisë

Një ish- i dënuar për trafik droge, Gëzim Rrapa, 34 vjeç nga Gjirokastra, është arrestuar sërish, kësaj radhe me 10 kg kanabis.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se arrestimi ndodhi në vendin e quajtur "Kthesa e Luftinjës", ku  Rrapa ishte duke drejtuar një "Renault" me targa AA 309 ET.

Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, në pjesën e bagazhit iu gjetën 3 thasë me kanabis. Pesha totale e lëndës narkotike ishte 10 kg.

Pas arrestimit, lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat