Tentoi t’i japë policit para; në pranga 36-vjeçari

Kronikë e zezë

Tentoi t’i japë policit para; në pranga 36-vjeçari

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 17:44
Policia e Shtetit

Goditet në Berat një rast ryshfeti dhe arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Në pranga ka rënë shtetasi Sefer Bufi, 38 vjeç,  banues në Berat, pasi sot rreth orës 11.00, në rrugën nacionale Berat-Lushnje, në vendin e quajtur “Protoduarët”,  është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Berat, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedes Benz ATP”, me targa BR 1659 B, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.  Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat