Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.
Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit 6 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./BS/