30 vjeçari përdhunon një qen të pastrehë, reagon ‘Anima Mundi’

Kronikë e zezë

30 vjeçari përdhunon një qen të pastrehë, reagon ‘Anima Mundi’

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Personi i moshës 25-30 vjeç, javën e kaluar në mes të ditës ka përdhunuar një qen në fund të kalasë në Keramidnica, ku pas aktit ka hyrë në një nga shtëpitë në atë anë të Vardarit, thonë nga Anima Mundi.

“Dëshmitarë ishin disa njerëz të ulur në karriget në anën e Aerodromit, të cilët kanë reaguar, dhe menjëherë kanë thirrur policinë, por policia pasi ka ardhur ka refuzuar të hyjë në shtëpinë që ishte fshehur ‘përbindëshi’, përdhunuesi i qenit. Ne jemi të tronditur se çfarë po ndodh në Maqedoni dhe se çka nuk tolerohet në shoqërinë tonë. Jemi të tronditur se përdhunuesi nuk ka turp nga askush dhe në rastin në fjalë nga i pastrehi, qen i ri, i cili nuk ka mundur të ikë”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Ata thonë, edhe pse policia ishte e njoftuar nuk kishte asnjë interes apo mekanizëm për të kryer një kërkim, ekspertizë që ta gjejë atë person që ka kryer një vepër monstruoze.

Nga Shoqata bëjnë thirrje deri te Ministria e Brendshme, AUV dhe autoritetet komunale të bëjnë çdo përpjekje që personat e tillë të dënohen dhe të burgosen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat