Ekspertiza: Viktimat pa rrip sigurimi, 36-vjeçari nën efektin e drogës

Kronikë e zezë

Ekspertiza: Viktimat pa rrip sigurimi, 36-vjeçari nën efektin e drogës

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 17:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të dhënat e para të ekspertizës së aksidentit tragjik mëngjesin e sotëm në Sukth, ku humbën jetën 4 persona, tregojnë se 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, i cili drejtonte makinën në sens të kundërt të rrugës, ka qenë nën efektin e alkoolit ose drogave të forta.

Ndërkohë asnjë prej personave të përfshir në aksident nuk e ka pasur rripin e sigurimit.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Automjeti i drejtuar nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, banues në Durrës, i futur në autostradë në sens të kundërt dhe me shpejtësi tej normave u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL ku udhëtonin 3 vajza të reja. Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, të 4 personat mbetën të vdekur në vend.

Shtetasi Dashnor Deliallisi i cili po lëvizte në sens të kundërt është është konstatuar nga postblloku i policisë, ku i është bërë shenjë të ndalojë, por ai nuk i është bindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat