Tentoi të korruptonte policin rrugor, arrestohet taksisti

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte policin rrugor, arrestohet taksisti

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 09:01
Ilustrim

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi tentoi t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë  Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Anesti Mërkuri,  banues në Sarandë, (taksist). Policia sqaron se në vendin e quajtur “Ish Fabrika e Fosforit”, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës është ndaluar nga patrulla e Policisë  Rrugore Tepelenë, për arsye se, duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedez”, me targa AC 482 T (taksi), ka bërë parakalim të gabuar.    

 Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat