Arrestohen 2 vëllezër për atentatin në Velipojë

Kronikë e zezë

Arrestohen 2 vëllezër për atentatin në Velipojë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 09:49
Ilustrim

Arrestohen dy vëllezër për atentatin me armë ndaj një personi në një furgon në 26 shtator, me të cilin kishin konflikt. Ata ishin fshehur në shtëpinë e kushurit të tyre në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Arrestimi i krye në kuadrin e një operacioni të koduar "Exit" nga Policia e Shkodrës. 

Me datë 14.10.2016, në bazë të informacioneve u arrit që të lokalizoheshin vendndodhjet e 2 vëllezërve të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur në datë 26.09.2016 ku qëllua me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjeri K.M, 42 vjeç, banues në Velipojë, i cili ishte objekti i sulmit.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi më përpara kishin pasur konflikte me njëri tjetrin.

Kësisoj, në orët e para të mëngjesit në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe, në banesën e një të afërmi të tyre u kapen dhe u arrestuan 2 vëllezërit, konkretisht: Edmond Vushmaqi, 27 vjeç dhe Kristian Vushmaqi, 24 vjeç, banues në Velipojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave" e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake dhe armëve të gjahut".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat