Policia arreston një të arratisur ndërkombëtarisht

Kronikë e zezë

Policia arreston një të arratisur ndërkombëtarisht

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:01
Daut Hoxha

Policia Kosovës ka arrestuar një person që kërkohej ndërkombëtarisht, ndërkohë që qëndronte në arrati në vendin tonë. 

Polica s’ka dhënë shumë detaje për të arrestuarin, duke mos treguar as nëse i arrestuar është shtetas kosovar apo i huaj.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësia për persona të arratisur që vepron në kuadër të Drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të kërkuar nga një shtet tjetër dhe i kërkuari është lokalizuar në Kosovë”, ka njoftuar PK. 

“Personi i dyshuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren konform procedurave të parapara dhe ligjeve të aplikueshme”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Daut Hoxha.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat