Shkoi për seks me pagesë, durrsaku e pëson shumë keq

Kronikë e zezë

Shkoi për seks me pagesë, durrsaku e pëson shumë keq

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 21:02

Një i ri ka shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë kundrejt pagesës, por ka rënë pre e një grabitje dhe shantazhi. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Durrës dhe policia thotë se ka shpallur në kërkim një të ri.

E gjithë ngjarja ka nisur një ditë më parë. Burime nga policia thanë se kanë nisurhetimet për të riun me inicialet E. Ç, sepse në orën 17:30 të ditës së djeshme , në lagjen nr. 13, Durrës, në banesën e një vajze të paidentifikuar dyshohet se ka grabitur 28-vjeçarin me inicialet A. Xh., nga Kavaja.

Në denoncimin e bërë në polici, i riu nga Kavaja ka treguar se kishte shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të paidentifikuar, kur i kanë marrë 1 telefon, si dhe i kanë kërkuar 280 euro për të mbyllur problemin në polici.

Pas denoncimit, policia thotë se ka nisur hetimet për kapjen e personave të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat