“Po më vret vëllai”, telefonata që parandaloi krimin në familje

Kronikë e zezë

“Po më vret vëllai”, telefonata që parandaloi krimin në familje

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:02
Ilustrim

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim brenda familjes në Tiranë. Ndërhyrja në kohë e policisë pas një telefonate ka bërë të mundur parandalimin e krimit dhe arrestimin e një 400-vjeçari, që tentoi të vriste me armë vëllanë.

Policia e Tiranës njofton se shtetati R.C ka telefonuar policinë ku ka kërkuar ndihmë se po e kërcënonte vëllai ta vriste me armë zjarri.

“Ka qenë një telefonatë në numrin 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, tip pistoletë model 54, me një krehër dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftim. I arrestuari akuzohet për dhunë në familje dhe armë pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat