Arrestohen 2 trafikantë droge në Rubik

Kronikë e zezë

Arrestohen 2 trafikantë droge në Rubik

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:06
Ilustrim

Policia e Lezhës ka arrestuar dy trafikantë droge dhe ka shpallur në kërkim një të tretë për 1 kg. e 300 gr kanabis.

I riu nga Durrësi, A.I. 25 vjeç u kap kap pasi kishte marrë "porosinë" nga një 26-vjeçar nga Rubiku me iniciale A.M. për t'ia dorëzuar një tjetri me iniciale E.Ll. po nga Rubiku.  

Policia e Lezhës njoftoi se më datë 16.10.2016 u bë arrestimi i shtetasve: A.I. 25 vjeç, banues në Durrës dhe i A. M. 26 vjeç, banues në Rubik. Po ashtu, u shpall në kërkim E.Ll. 28 vjeç, banues në Rubik të Mirditës.

Sipas Policisë, arrestimi ndodhi më datë 15.10.2016, në orët e vona të mbrëmjes. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rubik është kapur A.I. nga Durrësi dhe arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram  kanabis.

Nga hetimi rezultoi se ai e kishte marrë lëndën narkotike nga shtetasi A.M. nga Rubiku me qëllim dorëzimin tek personi tani në kërkim, 28-vjeçari  E.Ll.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat